Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ai dhe homologu kinez Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni ku do të nënshkruhet marrëveshja tregtare e fazës së parë.
Pekini nuk i ka konfirmuar ende pjesët e marrëveshjes që u bën publike nga SHBA-ja.
“Do të kemi një ceremoni të nënshkrimit”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshja ka përfunduar dhe aktualisht po përkthehet, përcjell Telegrafi.
Përfaqësuesi i tregtisë në Shtetet e Bashkuara, Robert Lighthizer, ka thënë më herët gjatë muajit se negociatorët nga të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare në javën e parë të janarit.
Përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme në Kinë, bënë të ditur se të dy vendet ndodhen në kontakt.
Pekini nuk ka konfirmuar ende komponentët e detajuar të marrëveshjes, që janë publikuar nga zyrtarët amerikanë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.