Telegrafi

Trump mahnitet nga vogëlushi që ngjan me të: Silleni menjëherë këtu! (Video)

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar menjëherë kur në mes të fushatës që po zhvillohej në Wilkes-Barre në Pensilvani, pa se në audiencë ishte një vogëlush që kishte stil të ngjashëm me të, të paktën nga modeli e ngjyra e flokëve.

Ai e mori në krahë vogëlushin, e puthi dhe e afroi të flasë te mikrofoni. Më pas e pyeti se si e kishte emrin.

“Supozohet që t’i ngjajë Donald Trumpit, por ai është shumë më i këndshëm. Je shumë i bukur”, u shpreh miliarderi, transmeton Shqiptarja.

Lexo po ashtu Kjo ishte femra që refuzoi të shkonte në shtrat me Donald Trumpin (Foto)

Më pas Trump e ka pyetur vogëlushin: “Do të shkosh te. mami dhe babi apo do të qëndrosh me Donald Trump?”, kurse djaloshi u përgjigj: “Trump”.

Kjo përgjigje ka sjellë të qeshura dhe duartrokitje në sallë, ndërsa Trump e ka puthur edhe një herë tjetër vogëlushin dhe e ka shoqëruar te prindërit.

Kjo bisedë ka lumturuar dhe befasuar kandidatin republikan për president, i cili ka përsëritur disa herë: “Çfarë djali i bukur!”.