Site icon Telegrafi

Trump, liderëve botërorë: Pse nuk më thirrni në celularin tim?

Presidenti Donald Trump po ua përcjell numrin e tij të celularit drejtuesve botërorë dhe u kërkon atyre që ta thërrasin atë drejtpërdrejt.

Ky veprim i presidentit amerikan, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është një ftesë e pazakontë që thyen protokollin diplomatik dhe po ngre shqetësime në lidhje me sigurinë dhe fshehtësinë e komandantit të SHBA-ve në komunikimet kryesore.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, Trump u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kanadasë dhe Meksikës të kontaktojnë atë në celularin e tij. Nga këta të dy, vetëm kryeministri kanadez Justin Trudeau ka përfituar nga oferta deri më tani.

Trump gjithashtu thuhet se ka shkëmbyer numrat e telefonit edhe me Presidentin francez Emmanuel Macron kur të dy folën menjëherë pas fitores së Macron më parë këtë muaj.

Nocioni i liderëve botërorë që e thërrasin njëri-tjetrin përmes celularit mund të duken jo diçka e pazakonshme në botën moderne.

Por në arenën diplomatike, siç shkruajnë më tej mediat e huaja, ku thirrjet udhëheqës-udhëheqës janë çështje shumë të orkestruara, është një tjetër shkelje e dukshme e protokollit për një president që ka shprehur mosbesim ndaj kanaleve zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version