Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar të martën ligjin me të cilin definohet se hulumtimi i Marsit është objektiv i ri i Agjencisë amerikane të gjithësisë (NASA).
Ligji i ri parashikon 19,5 miliardë dollarë për financimin e NASA në buxhetin e sivjetmë vjetor, i cili fillon më 1 tetor.
Masat e reja parashikojnë që eksploatimi njerëzor i Marsit të vendoset në mesin e objektivave të NASA.
Po ashtu, jepen rekomandime që NASA menaxhon programet e kozmosit, të cilat iu ndihmojnë njerëzve për të bërë kërkime në Mars dhe destinacione tjera, transmeton KosovaPress.