Site icon Telegrafi

Trump largon drejtorin e fushatës elektorale

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump shkarkoi drejtorin e fushatës së tij elektorale, Corey Lewandowski, njoftoi sot gazeta amerikane ”New York Times”.

“Ekipi i fushatës presidenciale të Donald Trump që arriti një rekord historik në primaret republikane duke mbledhur rreth 14 milionë vota, njoftoi sot se Corey Lewandowski nuk do të ishte më bashkëpunëtor në fushatën elektorale”, tha për të përditshmen Hope Hicks, zëdhënës i miliarderit.

”Ekipi falënderon Corey për përkushtimin në mbarëvajtjen e fushatës, duke i uruar mbarësi në punët në vijim”, shtoi ai.

Exit mobile version