Shtëpia e Bardhë po mohon që Donald Trump ka ofruar falje për Julian Assange nëse themeluesi i Wikileaks do të mohonte çdo përfshirje ruse në vitin 2017.
Zbulimi është bërë nga një avokat i Assange, Edward Fitzgerald QC, pasi ai paraqiti prova të një oferte të pretenduar si falje e dhënë në emër të Donald Trump nga ish-kongresisti republikan, amerikani Dana Rohrabacher në ambasadën e Ekuadorit në gusht të vitit 2017.
“Presidenti mezi e njeh Dana Rohrabacher përveç se ai është një ish-kongresmen. Ai kurrë nuk ka folur me të për këtë temë ose pothuajse asnjë temë tjetër”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, e cila po udhëton me Trump në një turne për fushatën e tij, transmeton Telegrafi.
“Është një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale”, tha ajo për pretendimet e Z. Fitzgerald. “Ky është ndoshta një tjetër mashtrim i pafund dhe gënjeshtër totale nga ai”. /Telegrafi/