Telegrafi

Trump kundër Clinton: Kjo është beteja e futbollit mes tyre (Video)!

Mbarë bota është sy dhe veshë nga SHBA. Atje mbahen zgjedhjet për president, ku duket se është një betejë e ashpër mes Hirrary Clinton dhe Donald Trump.

Këto janë zgjedhje politike, që kanë të bëjnë drejpërdrejt me vendin përkatës, por edhe shtetet e tjera të globit, teksa dihet ndikimi amerikan në shumëçka.

Presidenti në ikje, Barack Obama, kishte njëfarë lidhjeje me sportin, konkretisht me basketbollin, ndërsa dy kandidatët aktualë jo.

Sidoqoftë, ata janë bërë pjesë e sportit, sidomos përmes kuotimit të fituesit në baste, por edhe montazheve të ndryshme të mediave. Një gjë të tillë ka bërë edhe “FootbOlé”, që vendos Clinton dhe Trump në rolin e xhonglerëve me topin, duke treguar aftësitë e tyre hipotetike edhe në këtë “garë”. /telesport/