Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kritikoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për dështimin në zbulimin e të dhënave të inteligjencës rreth sulmit të armatosur të javës së kaluar në shkollën e mesme në Florida, shkruan Time, përcjell Telegrafi.
Së paku 17 persona humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të armatosur të cilin e kreu ish-nxënësi, Nicolas Cruz, 19-vjeç, më 14 shkurt në shkollën e mesme ‘Broward’.
Sot Trump në Twitter njoftoi se FBI ka dështuar të zbulonte informacionin e inteligjencës rreth sulmuesit dhe qëllimet e tij, pasi shpenzon shumë kohë dhe energji në hetimin mbi përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.
“Është një fakt i dhimbshëm që FBI ka lëshuar të gjitha informacionet rreth sulmuesit në Florida. Kjo është e papranueshme. Kjo agjenci shpenzon shumë kohë për të provuar ekzistencën e një marrëveshjeje të dyshuar midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të Trump, por një marrëveshje e tillë thjesht nuk ekziston. Kthehuni punës suaj dhe na bëni krenar”, porositi Trump.
Very sad that the FBI missed all of the many signals sent out by the Florida school shooter. This is not acceptable. They are spending too much time trying to prove Russian collusion with the Trump campaign – there is no collusion. Get back to the basics and make us all proud!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 18, 2018
Ditë më parë, FBI pranoi se nuk kishte hetuar me sukses paralajmërimet e inteligjencës se 19-vjeçari Cruz kishte blerë armë me qëllim të kryerjes së një sulmi të armatosur. Në njoftim thuhet se informacioni ishte pranuar në janar, por agjentët nuk e kishin hetuar atë. /Telegrafi/