Telegrafi

Trump kritikohet për nderimin e viktimave të 11 Shtatorit – përdori një fotografi të stafit, të bërë muaj më parë (Foto)

Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë ka shkaktuar zemërim në mediat sociale, këtë herë duke publikuar një foto të vjetër të tij dhe të stafit të Shtëpisë së Bardhë, për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse fotografia është nga viti i kaluar, ajo i bën njerëzit të besojnë se është marrë të martën.

“Duke u nisur për të marrë pjesë në një Shërbim Përkujtimor të të 11 Shtatorit në Shanksville, Pensilvani me Melanian”, ka shkruar Trump në Twitter, të martën.

Mesazhi përfshiu një foto të Trump, Zonjës së Parë dhe stafit të Shtëpisë së Bardhë.

 

Por përdoruesit e Twitter-it kanë vënë në dukje se fotografia është bërë vitin e kaluar pasi përfshinë anëtarë të stafit që nuk punojnë më në Shtëpinë e Bardhë, mes tyre Omarosa Manigault Newman dhe Hope Hicks. /Telegrafi/