Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se Koreja e Veriut tanimë ka liruar tre të burgosur amerikanë dhe se ata janë në rrugë për në SHBA.
Këtë njoftim, përcjell Telegrafi, presidenti Trump e ka bërë përmes një postim në Twitter.
“Unë jam i kënaqur t’ju njoftoj se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, është në rrugë dhe po kthehet nga Koreja e Veriut me 3 zotërinj të mrekullueshëm që pres për t’i takuar. Ata duket se janë në shëndet të mirë”, ka shkruar ndër tjerash Trump.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se tanimë është caktuar data dhe vendi se ku do të takohen Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-un. /Telegrafi/