Site icon Telegrafi

Trump konteston legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon ministrja gjermane e mbrojtjes

Presidenti Donald Trump ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë.

“Kjo është një situatë shumë shpërthyese”, i tha Annegret Kramp-Karrenbauer të mërkurën transmetuesit gjerman ZDF, raporton BBC.

Lexo po ashtu Trump po i konteston një pjesë të zgjedhjeve, do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë

Ajo tha se ekspertët e zgjedhjeve kishin paralajmëruar me të drejtë për një “krizë kushtetuese” në SHBA nëse Trump kundërshton një rezultat potencialisht të pafavorshëm, transmeton Telegrafi.

Më parë, Trump kërcënoi se do ta dërgoj rezultatin zgjedhor në Gjykatën e Lartë për të ndaluar votimet e ligjshme nga zgjedhja në shtetet kyçe pas ditës së zgjedhjeve.

Por Kramp-Karrenbauer i tha ZDF se “këto zgjedhje nuk janë vendosur” sepse “votat ende po numërohen”.

Lexo po ashtu Trump po i konteston zgjedhjet, demokratët reagojnë ashpër: Fjalimi i presidentit ishte fyes, i paparë dhe i pasaktë

Ndryshe, marrëdhëniet diplomatike midis Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë të lëkundura gjatë presidencës së Trumpit. Por Gjermania, një aleate për një kohë të gjatë e SHBA-së, ka shprehur shpresë se marrëdhënia do të përmirësohet përsëri pas zgjedhjeve, kushdo që të fitojë. /Telegrafi/

Exit mobile version