Site icon Telegrafi

Trump konfirmon, takimi me Kim Jong-Un mbahet më 12 qershor

“Polemika”, deklarata të shumta, pastaj anulimi dhe në fund një tjetër konfirmim: Takimi me liderin e Koresë së Veriut do të mbahet më 12 qershor.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka deklaruar vetë një gjë të tillë, duke shtuar se me udhëheqësin koreano-verior do të takohet në datën e caktuar, më 12 qershor, në Singapor.

Këto komente presidenti amerikan i bëri pasi priti në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, siç raporton BBC.

Ai është zyrtari i parë i lartë i vendit të mbyllur, që vjen për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në 18 vitet e fundit.

Presidenti Trump tha se gjatë takimit dy-orësh me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior, kishin biseduar për një sërë çështjesh: që t’i jepej fund luftës rreth 70-vjeçare mes dy Koreve, si dhe për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Exit mobile version