Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, që do të zhvillohet nga data 22 deri në 26 janar në Zvicër, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti përshëndeti mundësinë për prezantimin e programit të tij me sloganin ‘Amerika vjen e para’, drejtuar liderëve të globit”, u shpreh Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit.
Gjatë Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti, presidenti mezi pret të promovojë politikën e tij për forcimin e sipërmarrjeve amerikane, industrive amerikane dhe punonjësve amerikanë. /kp/Telegrafi/