Donald Trump sapo ka konfirmuar “pauzën e menjëhershme” në tarifat e parashikuara për mallrat nga Meksika përmes një postimi në Truth Social.
“Ne ramë dakord të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore, gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick me përfaqësues të Meksikës”, shkroi ai.
Ai tha se ka një “bisedë shumë miqësore” me Claudi Sheinbaum, dhe se dyshja kanë rënë dakord të ndalojnë tarifat e parashikuara në Meksikë për një muaj.
“Mezi pres të marr pjesë në ato negociata, me presidenten Sheinbaum, ndërsa ne përpiqemi të arrijmë një “marrëveshje” midis dy vendeve tona”, shtoi ai në Truth Social.
Ndryshe, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se ka pasur një “bisedë të mirë” me Donald Trumpin, ku të dy diskutuan një “gamë çështjesh”.
Ajo thotë se “do të ketë një pauzë” për vendosjen e tarifave prej 25 për qind të SHBA për mallrat nga Meksika për një muaj, të cilën Sheinbaum thotë se ajo ia propozoi Trumpit. /Telegrafi/