Site icon Telegrafi

Trump, konferencë me emblemë presidenciale të manipuluar me simbole ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, po jepte një fjalim përpara rinisë konservatore në Uashington DC, kur në ekranin pas tij u shfaq një sfond me logon presidenciale të manipuluar me simbole ruse.

Logoja që u shfaq ishte modifikuar në mënyrë të tillë që në vend të shqiponjës amerikane të shfaqej shqiponja e logos perandorake ruse.

Kthetrat po ashtu ishin manipuluar, dhe në njërën ishin vendosur para, në tjetrën shkopinj golfi. Në vend të motos së SHBA-ve në latinisht “e pluribus unum” ishte shkruar në spanjisht “45 është kukull”.

Organizatorët e tubimit thanë fillimisht se nuk e kishin idenë se si ishte bërë e mundur shfaqja e emblemës së manipuluar, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një gabim njerëzor, përcjell tch.

Emblema ishte vendosur nga një prej organizatorëve që e kishte kërkuar në internet me nxitim, në minutën e fundit, dhe nuk e kishte vënë re ndryshimin.

Edhe pse nuk ishte bërë me keqdashje, personi në fjalë u shkarkua nga detyra.

Exit mobile version