Telegrafi

Trump: Kjo anije do të tmerrojë armiqtë tanë

US President Donald Trump (C) is welcomed aboard the USS Gerald R. Ford in Norfolk, Virginia, on July 22, 2017. / AFP PHOTO / JIM WATSON (Photo credit should read JIM WATSON/AFP/Getty Images)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot ka marrë pjesë në ceremoninë ushtarake në Norfolk të Virxhinias, kur në ujëra nisi lundrimin aeroplanmbajtësja luftarake “Gerald R. Ford”. Ai theksoi se kjo anije do t’ua fusë frikën armiqve amerikanë.

“Kur bëhet fjalë për betejë, ne nuk duam një luftë të drejtë. Ne kërkojmë fitore dhe do të kemi fitore të plotë, më besoni”, tha Trump. “Çeliku amerikan dhe duart amerikane kanë ndërtuar këtë anije 100,000 ton, për të dërguar mesazhin në botë. Fuqia e Amerikës nuk është e dyta.

Kjo është aeroplanmbajtësja e brezit të ri, që ka kushtuar në vlerë 13 miliardë dollarë dhe e cila mund të bart armë bërthamore, transmeton KosovaPress.