I pyetur për telefonatën e ditës së sotme që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e zhvilloi me homologun e tij nga Meksika, Enrique Pena Nieto, ai u shpreh: “Kisha një telefonatë shumë të mirë, kam qenë shumë i ashpër me Meksikën”.
Por Trump për sa i përket tregtisë është shprehur që “neve na kanë rrahur mirë sa ishim nën udhëheqësitë e tona të mëparshme”, transmeton Klan Kosova.
Presidenti amerikan u shpreh që ai ka biseduar me presidentin meksikan rreth një orë dhe sipas tij ata kanë diskutuar për “një marrëdhënie të drejtë dhe të re”.
“SHBA-të nuk do të vazhdojnë të humbasin biznese, kompani dhe miliona njerëz që humbasin punën e tyre. Kjo gjë nuk do të ndodh me mua… më nuk do të jemi shteti që nuk e dimë se çfarë po ndodh”.
Këto deklarata Trump i dha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren britanike, Theresa May.