Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar liderin koreano-verior Kim Jong për bisedimet dypalëshe që zhvilloi me të në samitin e dytë që kësaj radhe u mbajt në Vietnam.
Në një intervistë për Fox News, Trump e përshkroi Kim Jong Un si “një lider të vërtetë”.
“Disa njerëz thonë që unë nuk duhet ta pëlqej atë. Po përse nuk duhet ta pëlqej”, u shpreh Trump. Gjatë intervistës, Presidenti amerikan tha se me liderin e Koresë së Veriut kalon shumë mirë.
“Ai është personazh, është një personalitet i vërtetë. Është shumë i zgjuar”, theksoi ai, përcjell bw.
Trump i tha “Fox News” se synon që Koreja e Veriut të denuklearizohet plotësisht, ndërsa Kim Jong kërkon të denuklearizohen vetëm pjesë të caktuara, gjë që sipas presidentit amerikan është kërkesë e kuptueshme.
“Nuk dua që të heq dorë nga sanksionet vetëm nëse kemi një program të mirëfilltë, dhe ata nuk janë akoma gati për këtë, dhe i mirëkuptoj plotësisht“, tha Presidenti Trump.
Në samitin e dytë SHBA-Kore e Veriut nuk u arrit një marrëveshje konkrete mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, që shteti komunist të heqë dorë nga programi bërthamor.
Sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi deri në arritjen e një marrëveshje.