Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot sjelljen e kreut koreanoverior, Kim Jong Un gjatë bisedimeve të zhvilluara, duke gjykuar se ai kishte qenë shumë i hapur dhe i jashtëzakonshëm.
Trump konfirmoi gjithashtu zhvillimin e “një samiti të dytë në një të ardhme jo të largët”.
“Do të jetë një format i ngjashëm, me shumë mundësi në një vend tjetër”, shtoi ai, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Trump dhe Kim u takuan për herë të parë në një samit historik në muajin qershor në Singapor. /kp/Telegrafi/