Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, i ka dorëzuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, urimin personal të presidentit amerikan Donald Trump, me rastin e ditën e pavarësisë së Serbisë.
Presidenti Trump ka porositur homologun serb se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të jetë prioritet në rrugën drejt integrimit evropian, transmeton Telegrafi.
“Në të ardhmen mund të llogarisni në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugën drejt arritjes së qëllimeve tuaja – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe në përpjekjen për fuqizimin e reformave që do të jenë nevojshme për arritjen e atij qëllimi”, thuhet ndër tjera në urimin e presidentit Trump.
Në anën tjetër Vuçiq ka falënderuar presidentin Trump dhe administratën amerikane, në veçanti të dërguarin e posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadorin Richard Grenell. /Telegrafi/