Site icon Telegrafi

Trump i kërkon një gjykatësi në Florida të detyrojë Twitter-in për t’ia rikthyer llogarinë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi federal në Florida që ta detyrojë Twitterin për t’ia rikthyer llogarinë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në muajin korrik, Trump paditi Twitterin, Facebook-un dhe Google, si dhe drejtuesit e tyre kryesorë, duke pretenduar se ata po heshtin në mënyrë të paligjshme pikëpamjet konservatore.

Kërkesa e Trump për një urdhër paraprak kundër Twitter-it u paraqit të premten vonë në Miami, duke pretenduar se kompania e medieve sociale pezulloi llogarinë e tij në janar nën presionin e rivalëve të tij politikë në Kongres.

Twitter nuk pranoi të jep një deklaratë për sa i përket kësaj çështjeje. Përfaqësuesit e Trump-it gjithashtu nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Trump humbi të drejtën e llogarive në mediet sociale këtë vit, pasi kompanitë thanë se ai kishte shkelur politikat e tyre, ai besohet t’i ketë përkrahur mbështetësit e tij të cilët kanë hyrë dhunshëm në Kongresin amerikan për të parandaluar certifikimin e zgjedhjeve amerikane 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version