Telegrafi

Trump kërkon mbylljen e këtij emisioni televiziv – kjo është arsyeja! (Video)

Donald Trump, pas debatit me Hillary Clinton ai ka shtuar se po bëhen konspiracione në kurriz të tij.

Por reagimi më i fundit ka qenë jashtë çdo parashikimi.

Që Trump nuk e ka qejf median, kjo dihet, dhe është e drejtë e tij, shkruan Tema.

Por ai ka shkuar më tej dje duke kërkuar fshirjen e emisionit satirik “Saturday Night Live”, një ngjarje e paprecedentë.

Emisioni satirik që zgjat prej dekadash, kishte këtë radhët të ftuar aktorin me famë botërore Alec Baldwin që imitoi Trumpin, dhe aktoren Kate McKinnon që imitoi Hillary Clinton.

Por Trumpit nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe ka kërkuar që ky emision të zhduket nga rrjeti.