Site icon Telegrafi

Trump kërkon falje për komentet e turpshme mbi gratë

Kandidati republikan për president të ShBA-ve Donald Trump ka kërkuar falje për komentet e turpshme mbi gratë, të nxjerra nga një video incizim.

Kandidati republikan tha se “Unë kërkoj falje nëse dikush është ofenduar” , raporton ABC news.

The Washington Post publikoi një video incizim, kur Trump ishte duke folur me Billy Bush dhe Access Hollywood, transmeton KosovaPress.

Aty Trump dëgjohet duke thënë se ishte përpjekur për të fjetur me një grua të panjohur, duke përdorur terma grafik për të përshkruar trupin e saj. Këto komente Trump i kishte bërë në vitin 2005.

Exit mobile version