Ekipi i presidentit Donald Trump, kishte menduar që në ceremoninë e inaugurimit të tij, përkatësisht në paradën inauguruese, të sillte edhe tanke të ushtrisë.
Njëri nga anëtarët e stafit e kishte sjellë idenë e një parade ushtarake, tipike e stilit të paradave që bëhen në Rusi dhe në Korenë e Veriut, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo ushtria e kishte refuzuar këtë ide dhe të merrte pjesë, për shkak të imazhit që do të përcillte një paradë ushtarake në një inaugurim presidencial.
Po ashtu, kishte pasur shqetësime se po të parakalonin tanket ushtarake do të dëmtoheshin rrugët e Uashington DC.
Presidenti i zgjedhur Trump, është zotuar se do t’i bëjë më shumë vend ushtrisë nëpër paradat, mirëpo marshi i inaugurimit të tij nuk do të ketë makineri të rënda, por megjithatë do të përfshijë më shumë nderime ushtarake se zakonisht.