Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Kanadanë në luftën tregtare, duke përsëritur se vendi duhet të bëhet “shteti i 51-të i SHBA-së”.
Udhëheqësi amerikan tha këtë fundjavë se do të vendosë tarifa 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika.
Bëhet e ditur se të dy vendet u kundërpërgjigjën me tarifa hakmarrëse, me udhëheqësit e tyre përkatës që njoftuan masën të shtunën mbrëma, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në Truth Social, presidenti republikan shkroi: “Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye”.
“Ne nuk kemi nevojë për asgjë që ata kanë. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të bëjmë veturat tona dhe të kemi më shumë lëndë druri sesa mund të përdorim ndonjëherë”, vazhdoi Trump.
Ai pretendoi se pa “subvencionimin masiv” Kanadaja pushon së ekzistuari.
Trump shtoi: “Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – dhe jo tarifa”. /Telegrafi/