Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani do të paguante një “çmim shumë të lartë” nëse qytetarët amerikanë do të pësojnë.
“Irani do të jetë përgjegjës për vdekjen e njerëzve dhe dëmet e bëra në një nga objektet tona. Ata do të paguajnë një çmim shumë të lartë! Nuk është paralajmërim, është një kërcënim. Gëzuar Vitin e Ri! ”, shkruan Trump në Twitter.
Trazirat shpërthyen para Ambasadës amerikane në Bagdad, pasi mijëra vetë u mblodhën për të protestuar ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së që vranë 25 shiitë irakianë.
Presidenti Trump ka akuzuar Teheranin zyrtar se qëndron prapa sulmeve ndaj Ambasadës së SHBA-së në Bagdad. /kp/Telegrafi/