Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë për t’i dhënë fund dhunës që ka shpërthyer në protestat që kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, shkruan BBC.
Ai tha se nëse qytetet dhe shtetet kanë dështuar për të vënë në kontroll protestuesit dhe të “mbrojnë qytetarët”, ai do të dërgojë ushtrinë për “ta zgjidhur shpejtë problemin e tyre”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se javën e kaluar George Floyd ndërroi jetë kur një polic i vuri gjurin në qafë, dhe për disa minuta e mbajti me fytyrë për asfalti derisa po tentonte ta arrestonte.
Ndërkohë katër policë janë plagosur në Missouri dhe dy qytetarë janë vrarë në protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Chicago.
Rrethanat e vdekjes së tyre deri më tani mbeten të paqarta, e për ta parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës, qytetet e mëdha në SHBA kanë vënë orën policore. /Telegrafi/