Site icon Telegrafi

Trump: Kemi nevojë për kontroll të kufijve, shikoni se çka po ndodh në Evropë

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka mbrojtur sërish vendimet e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe për ndalimin e imigrantëve nga shtetet arabe.

Pas shumë reagimeve nga e gjithë bota, Trump ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të arsyetuar vendimet e tij.

“Shteti jonë ka nevojë për kufij të fortë dhe rishikim të hollë, tani. Shikoni se çfarë po ndodh në gjithë Evropën dhe, në të vërtetë, në gjithë botën – rrëmujë e vërtetë!”, ka shkruar ai.

Exit mobile version