Telegrafi

Trump këmbëngul në përdorimin e hydroxychloroquine për trajtimin e COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump sërish ka mbrojtur qëndrimin e tij për përdorimin e ilaçit hydroxychloroquine për luftimin e coronavirusit, që bie ndesh me qëndrimet dhe rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, shkruan BBC.

Ai tha se ilaçi që është përdorur për trajtimin e malarias, është refuzuar për përdorim kundër COVID-19, vetëm pse ai ka rekomanduar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Këto komente vijën në kohën kur Twitter ndaloi një postim të birit të tij, ku në një video promovonte përdorimin e hydroxychloroquine kundër COVID-19.

Deri më tani nuk ka ndonjë provë që ky ilaç lufton virusin, në anën tjetër ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se përdorimi i tij mund të shkaktoj probleme në zemër.

Muajin e kaluar agjencia për ilaç dhe ushqim në SHBA e njohur ndryshe si FDA, ka paralajmëruar lidhur me përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19, pasi është raportuar për raste të shumta që kanë pasur probleme në zemër. /Telegrafi/