Site icon Telegrafi

Trump me kandidat për ta udhëhequr Bankën Botërore (Foto)

Administrata Trump ka njoftuar aksionarët e Bankës Botërore se Presidenti Donald Trump ka ndërmend të zgjedhë zyrtarin e lartë të Departamentit të Thesarit David Malpass si kandidat i SHBA-ve për të udhëhequr Bankën Botërore.

Gjithashtu, një zyrtar i lartë i administratës tha për CNBC se Trump “me të vërtetë i pëlqente” eksperienca e Malpassit. “David ka mbuluar Bankën Botërore dhe ka qenë i përfshirë në çështjet e Bankës Botërore për dekada të tëra. Presidentit i pëlqen Malpas, ai ka shërbyer në fushatën dhe tranzicionin e tij. Ai ndan pikëpamjet e presidentit, Malpas e di se stafi i lartë i Bankës Botërore dhe shumë stafe të tjera të larta e mbështesin atë”, tha zyrtari.

David Malpass kandidat i SHBA-ve për të udhëhequr Bankën Botërore.

Një burim diplomatik europian tha se administrata Trump kishte njoftuar disa kryeqytete për nominimin e Malpassit, duke shtuar se aksionerët europianë të bankës nuk kishin të ngjarë ta bllokonin atë, raportojnë mediat e huaja.

Malpass ose ndonjë i emëruar tjetër i SHBA do i duhet të fitojë miratimin nga bordi ekzekutiv i 12 anëtarëve të Bankës Botërore. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kontrollojnë pjesën më të madhe të fuqisë votuese të bordit dhe kanë zgjedhur tradicionalisht udhëheqësin e Bankës Botërore, prapë mund të ketë sfida.

Nëse miratohet, Malpass, do të zëvendësonte Jim Yong Kim në rolin e tij. Kim dha dorëheqjen më 1 shkurt për t’u bashkuar me fondet e kapitalit privat, Global Infrastructure Partners, në mes të përplasjeve me administratën Trump mbi ndryshimet klimatike dhe burimet e zhvillimit. /Telegrafi/

Exit mobile version