Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi sot se ai ka qenë mbështetës i vendimit të shteteve arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për të ndërprerë të gjitha lidhjet me Katarin mbi dyshimin se ka mbështetur grupet militante.
Shtëpia e Bardhë më vonë raportoi se Trumpi kishte zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud mbi eliminimin e promovimit të ekstremizmit nga çdo komb në rajon, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
Të hënën Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jemeni njoftuan se ndërprenë lidhjet diplomatike dhe mbyllnin kufijtë me Katarin, duke akuzuar shtetet e Gjirit për mbështetje të terrorizmit në Siri dhe Jemen.
Vendimi u morë dy javë pas pjesëmarrjes së Trumpit në një takim në Arabinë Saudite me rreth 50 drejtues myslimanë që u përqëndruan në ndërtimin e një partneriteti kundër terrorizmit.
Uashingtoni ka kohë që kritikon Katarin si të dyshuar për financimin e grupeve ekstremiste të dhunshme, por kombi i vogël i Gjirit i cili është i pasur me gaz dhe naftë, ka gjithashtu një qendër kryesore ushtarake amerikane.