Telegrafi

Trump: Kam bërë shumë para nga marrëveshja me ish diktatorin

Donald Trump, kandidati zyrtar i republikanëve për president në SHBA, ka thënë se ka bërë “shumë para” pas një marrëveshje të realizuar vite më parë me ish-diktatorin libian, Muammar Gaddafi.

“Ai erdhi në vendin tonë, dhe duhej të bënte një marrëveshje me mua, sepse kishte nevojë për një vend për të qëndruar…Ai pagoi me një pasuri të tërë”, tha Trump në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CBS, transmetuar të dielën, transmeton syri.

Më herët, Trump është shprehur se, nuk kishte asnjë ide se ish-diktatori libian ishte përfshirë në marrjen me qira të pasurive të tij në New York.