Gjatë muajit të kaluar, forcat e Shteteve të Bashkuara, nën urdhrin e Donald Trump e kanë vrarë kreun e Al Qaedas në Jemen.
New York Times raporton se Qassim Al-Rimi është vrarë pas një sulmi, por autoritetet kanë pritur një kohë derisa të bëjnë konfirmimin zyrtar, transmeton Telegrafi.
Sulmi ndaj tij, është bërë për shkak se kërcënonte se do të kryejë sulme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe përbente rrezik potencial në çdo kohë.
Ky sulm që u realizua me dron, është bërë pasi një informator njoftoi lokacionin se ku ndodhet ai, ndërsa është kryer pasi u përcjell për një kohë të gjatë.
Mediet lokale në Jemen, kanë bërë të ditur se gjatë një sulmi nga ajri, janë vrarë dy pjesëtarë të ushtrisë, pa bërë të ditur identitetin e tyre.
Departamenti i Shtetit Amerikan, kishte ofruar dhjetë milionë dollarë shpërblim, për atë që do të jepte informata të duhura, në ndihmë të kapjes së Al-Rimi. /Telegrafi/