Tetë javët e para të kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë të ngarkuara, por presidenti ka gjetur ende kohë për një nga pasionet e tij: dekorimin e brendshëm.
Presidenti thuhet se ka qenë i zënë edhe me ridizajnimin e Zyrës Ovale, duke u siguruar që orenditë, pajisjet dhe stolitë e saj të jenë më në përputhje me shijen e tij personale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe për Trump, kjo do të thotë ar. Dhe shumë prej tij.
Siç ka vënë në dukje CNN: “Ka flori kudo: figurina të reja prej floriri, shqiponja ari në tavolinat anësore, pasqyra të praruara,…”.
Madje, siç thuhet më tej, “edhe telekomanda e televizorit në korridor është e mbështjellë me ar”. /Telegrafi/