Telegrafi

Trump parashikon se do të marrë më shumë se 306 vota elektorale

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka dhënë sot intervistën e tij të parë në emisionin Fox & Friends në televizionin Fox News.

I shprehur paksa i lodhur pas disa ditësh fushate të furishme, Trump u shpreh i sigurt për shanset e tij të fitores, duke deklaruar se do të marrë 306 ose edhe më shumë vota elektorale.

“Ndihemi shumë mirë”, tha ai në një intervistë telefonike.

“Unë mendoj se do të korrim fitore”, deklaroi Trump.

Kandidati republikan tha se priste që të fitonte të gjitha shtetet e ashtuquajtura që do të vendosnin fituesin e zgjedhjeve përfshirë Floridan, Arizonën, Karolinën e Veriut dhe Pensilvaninë.

“Jemi duke ecur mirë kudo”, u shpreh ai. /Telegrafi/