Sjelljet e presidentit Trump kanë devijuar gjatë ditës së sotme, pasi i ka thënë një gazetares se “ju bëni shumë pyetje idiote” e quajti një tjetër “dështak” – teksa kërcënoi se do ua merr kredencialet gazetarëve, po që se nuk tregojnë “respekt maksimal” për të.
Derisa po e linte Shtëpinë e Bardhë për një vizitë të shpejtë në Francë, Abby Phillip nga CNN, e pyeti nëse do të kërkonte nga prokurori i përgjithshëm Mattheë Whitaker, ta ‘ngadalësonte’ këshilltarin e përgjithshëm Rober Mueller, siç ishte spekuluar më parë, transmeton Telegrafi.
“Çfarë pyetje idiote që është, çfarë pyetje. Unë ju përcjell shumë dhe ju bëni shumë pyetje idiote” ka thënë Trump duke ia bërë me gisht, para se të largohej.
I pyetur se për sa gjatë do të suspendojë kredencialet e Jim Acosta, presidenti Trump ka thënë se “ende nuk e kam marrë vendimin, por do të përfshihen edhe gazetarë tjerë”.
Organizata të ndryshme e kanë kritikuar Donald Trump, për sjelljen e tij ndaj gazetarit Acosta, të cilit iu ndal fjala dhe ia morën mikrofonin në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
<iframe height=”348″ width=”618″ allowfullscreen=”” frameborder=”0″ src=”//players.brightcove.net/4137224153001/ed38fae1-4db1-4308-8095-399a04010bc1_default/index.html?videoId=5859994968001″></iframe>