Telegrafi

Trump injoron një shtrëngim duarsh me kryeministrin australian – pastaj buzëqesh për kamerat (Video)

Malcolm Turnbull ka mbetur me dorën e tij të varur pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk arriti të vërejë ofrimin e shtrëngimit të duarve nga kryeministri australian.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të dy liderët janë takuar të enjten në Nju Jork, për herë të parë.

Takimi thuhet se vjen pas thirrjes telefonike famëkeqe në shkurt në mes të dy udhëheqësve, telefonatë e cila edhe “tronditi” lidhjet midis aleatëve.

Kishte një moment tjetër të vështirë në Nju Jork, kur Turnbull i ofroi dorën për të përgëzuar Trumpin gjatë një paraqitje para kamerave të medias.

Por dora e zgjatur e Turnbull shkoi pa u vënë re, ndërsa Trump u përball me kamerat.

Momenti kalonte shpejt kur Trump menjëherë më pas i ofroi dorën e tij, dhe burrat i shtrënguan duart ngrohtësisht.

Takimi i së enjtes u vonua për gati tre orë pasi presidenti amerikan mbeti në Uashington për të kaluar projekt-ligjin e famshëm “Obamacare”. /Telegrafi/