Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se e ka ndërmend t’ia ndërron ngjyrat aeroplanit presidencial “Air Force One”, duke e bërë paksa si flamuri i këtij vendi – kuqe, kaltër dhe të bardhë.
Kompania Boeing është duke ndërtuar gjeneratën e re të 747 me të cilin udhëton nëpër botë presidenti amerikan, dhe kështu Trump ka vendosur ta shfrytëzojë rastin që t’ia vë aeroplanit ngjyrat e flamurit të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
“E kam pyetur veten nëse do ta lyejmë sërish vetëm më të kaltër, por jo. Do të jetë e kuqja, e kaltra dhe e bardha. Air Force One do të jetë më i miri në botë. E kuqja, kaltra dhe e bardha do të jenë ngjyrat më të përshtatshme”, ka deklaruar Trump.
Presidenti amerikan gjithashtu po kërkon ta ketë shtratin më të madh brenda aeroplanit, e jo atë që aktualisht e përdor. Thuhet se ngjyra e kaltër e aeroplanit legjendar “Air Force One” ishte përzgjedhur nga ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Jacqueline Kennedy. /Telegrafi/