Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, ka organizuar një pritje të ngrohtë për presidentin amerikan Donald Trump, i cili dukej i disponuar derisa ia hidhte valles tradicionale me shpata.
Trump i është bashkuar grupit të burrave të veshur me rroba tradicionale, të cilët po mbanin shpata në duar dhe këndonin vazhdimisht, transmeton Telegrafi.
Ai dukej i disponuar, pasi vazhdimisht buzëqeshte derisa vallëzonte me shpatë në dorë.
Presidenti amerikan ka udhëtuar sot në Arabinë Saudite, dhe ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qmd0hdGme1g