Site icon Telegrafi

Trump heq dorë nga paga si president i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump nuk do të bëjë pushime të gjata dhe nuk do të përfitojë pagën presidenciale, kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë punë për të bërë”, u shpreh ai në intervistën e dhënë për CBS, në emisionin “60 Minutes”. “Ndaj, unë mendoj se ne nuk do të shkojmë për pushime të gjata, jo”, citohet Tramp.

Si president i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp duhet të përfitojë edhe një pagë prej 400 mijë dollarë në vit. Megjithatë sipërmarrësi nga Nju-Jorku është shprehur: “Jo, unë nuk do ta marr pagën. Nuk do ta marr atë”. Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë do të marrë vetëm 1 dollar në vit, në mënyrë simbolike nga paga e tij.

Republikanët vazhdimisht e kanë kritikuar presidentin Obama, për dëshirën e tij të madhe për të luajtur golf dhe për të bërë pushime familjare në Havai, transmeton shekulli.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Exit mobile version