Telegrafi

Trump: Helmimi i agjentit, duket se rusët janë fajtorë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se “tingëllon” sikur Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe, duke shtuar se lidhur me këtë do të diskutojë me kryeministren britanike, Theresa May.

“Tingëllon sikur ata besojnë se Rusia është përgjegjëse, dhe gjithsesi këto gjetje do të kuptohen si fakte. SHBA do të dënojë Rusinë nëse kjo përputhet me gjetjet britanike”, u tha Trump gazetarëve para nisjes për në Kaliforni.

Javë më parë një ish-spiun rus është helmuar me agjent nervor në Britani të Madhe, kurse disa ditë më parë janë publikuar pamje ku disa momente para se Sergei dhe bija e tij të helmoheshin, para tyre shihet një grua misterioze. /kp/Telegrafi/