Presidenti amerikan Donald Trump, u tha guvernatorëve të hënën në Shtëpinë e Bardhë se nuk duhet të ndihen të frikësuar për t’iu kundërvënë Shoqatës Kombëtare të Armëve.
Komentet vijnë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse në Amerikë, ku u vra17 vetë në një shkollë në Florida.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale, Shoqata Kombëtare e Armëve, një lob i fuqishëm i armëve, mbështeti zotin Trump dhe shumë njerëz, edhe pse jo të gjithë, menduan se sugjerimet e zotit Trump pas ngjarjes në Florida, ishin rekomandime të kësaj shoqatZoti Trump tha të hënën se kohët e fundit kishte drekuar me zyrtarët e shoqatë. Por ai sinjalizoi gjithashtu një gatishmëri për t’iu kundërvënë aleatëve të tij kur u tha guvernatorëve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, në prani të gazetarëve, se në qoftë se Shoqata Kombëtare e Armëve nuk i mbështet idetë e tyre në kohë, ata nuk duhet të kenë frikë t’i kundërvihen asaj.
“Mos u shqetësoni për ta. Ata janë në anën tonë. Gjysma juaj janë të frikësuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve. Nuk ka asgjë për të pasur frikë. Dhe e dini çfarë, nëse nuk janë me ju, ne duhet t’u kundërvihemi herë pas here”, tha Trump, shkruan VOA.
Shoqata Kombëtare e Armëve nuk ka komentuar ende lidhur me deklaratën e presidentit. Trump tha gjithashtu se autoritetet duhet të përmirësojnë sistemin e paralajmërimin të hershëm për njerëzit e dhunshëm.
Autoritetet kanë thënë se kishin marrë disa sinjale lidhur me sulmin e dhunshëm në shkollën e mesme në Florida përpara ngjarjes së 14 Shkurtit dhe se për të paktën një nga njoftimet dërguar Byrosë Federale të Hetimit nuk ishte bërë asgjë. /Telegrafi/