Kandidati Republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një grua që aborton duhet të pranoj “një lloj dënimi”, duke mos specifikuar se për çfarë lloj dënimi bëhet fjalë.
“Do të duhej të ekzistonte një lloj i dënimit”, ka deklaruar Trump gjatë një debati mbi ndalimin e abortit në këshillin e qytetit të Winsconsin, transmeton Telegrafi.
I pyetur në lidhje me natyrën e këtij “dënimi”, Trump është përgjigjur duke thënë, “nuk kam vendosur ende se çfarë lloj dënimi duhet të jetë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FaSrLsB2wd8