Site icon Telegrafi

Trump goditi politikat e epokës së Bidenit

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump shfrytëzojë fjalimin e parë për të sulmuar administratën e Joe Bidenit dhe trajtimin prej tij të krizës së emigrantëve.

Ai thotë se sfidat e vendit do të “asgjësohen”, duke shtuar se SHBA-ja po përballet me krizën e “besimit ndaj një institucioni radikal dhe të korruptuar”.

Administrata e mëparshme, thotë ai, ka siguruar strehë dhe mbrojtje për “kriminelët e rrezikshëm” që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Qeveria ka dhënë “fondet e pakufizuara për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por refuzon të mbrojë kufijtë amerikanë, pretendon ai.

“Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë as një krizë të thjeshtë në shtëpi”, thotë Trump.

Ndryshe, Biden në momentet e fundit ka falë anëtarët e familjes dhe lëshoi falje parandaluese për nëpunësit publikë të kërcënuar më parë nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë republikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version