Mes rritjes së infeksioneve të coronavirusit në mbarë vendin, Presidenti amerikan, Donald Trump, potencoi gjatë tubimit në Tulsa se u tha zyrtarëve të bëjnë më pak testime në mënyrë që numi i të prekurve të jetë më i ulët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komentet e tij ngritën reagime të shumta nga demokratët e Kongresit, pasi thanë se Trump ishte më i përqendruar në ruajtjen e reputacionit sesa në mbrojtjen e banorëve nga sëmundja.
Mirëpo një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për “Washington Post” se Trump po bënte shaka.
Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, numri i të infektuarve nga coronavirusi në SHBA, ka shkuar në 2.2 milionë, ndërsa 600 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/