Avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudolf Giuliani ka rezultuar pozitiv për coronavirusin.
Lajmi u njoftua sot nga republiani në llogarinë personale në të Twitterit, transmeton Telegrafi.
Trump shkroi në njoftim se Giuliani u testua pozitiv për “virusin kinez” dhe i uroi shërim.
.@RudyGiuliani, by far the greatest mayor in the history of NYC, and who has been working tirelessly exposing the most corrupt election (by far!) in the history of the USA, has tested positive for the China Virus. Get better soon Rudy, we will carry on!!!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 6, 2020
“Rudy Giuliani, deri tani kryetari më i madh në historinë e qytetit të New Yorkut dhe i cili ka punuar pa u lodhur duke ekspozuar zgjedhjet më të korruptuara (deri tani!) në historinë e SHBA-së, ka rezultuar pozitiv për virusin kinez. Bëhuni mirë së shpejti Rudy, ne do të vazhdojmë !!!”, ka shkruar presidenti.
Theksojmë se juristi 76-vjeçari është bërë i famshëm pasi që ka arritur të ç’rrënjos grupet kriminale në qytetin amerikan.
Ndryshe, Trump si dhe Zonja e Parë, Melania, kohë më parë ishin infektuar me COVID-19. /Telegrafi/