Donald Trump gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha një gazetareje afgane se nuk e kuptonte pyetjen e saj.
Gazetarja Nazira Karimi e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë plan për afganët.
“Më vjen pak e vështirë t’ju kuptoj. Nga jeni?”, iu kundërpërgjigj lideri amerikan.
Nazira Karimi: “What’s your future plan for Afghan people?”
Donald Trump: “Good luck. Live in peace.”pic.twitter.com/zrb1ARZ7yu
— Seyed Fardeen Nezami | فردین ☀️ (@sfnzmi) February 5, 2025
Karimi i tha se ishte nga Afganistani.
“Në fakt, ky është një zë dhe një theks i bukur. Problemi i vetëm është që nuk kuptoj asnjë fjalë që po thoni”, tha ai, pas së cilës u dëgjuan të qeshura në dhomë.
“Por, do ta them vetëm këtë: fat të mbarë, jetoni në paqe”, shtoi 78-vjeçari.
Gjatë po asaj konference, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin nën kontroll Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, dhe do ta zhvillojnë ekonomikisht pasi palestinezët të zhvendosen në vende të tjera. /Telegrafi/