Telegrafi

Trump: I gatshëm të takoj Kim Jong-un

Kandidati republikan për President, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar mbi programin nuklear të Penianit.

“Unë do të bisedoja me atë, s’do ta kisha aspak problem që ta takoja”, tha biznesmeni për Kim Jong-un gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Po ashtu, Trump deklaroi se nuk mbështeste vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për aksionet ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se kohë më parë, manjati i pasurive të paluajtshme tha se kishte respekt për shefin e Kremilinit.

Aktualisht, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë të ngrira dhe nuk ka pasur asnjë takim bilateral, aq më pak në nivel presidentësh.

Pas këtyre deklaratave të Trump, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kampit demokrat të Hillary Clinton, duke i quajtur qëndrimet e Trump mbi politikën e jashtme si “të pakuptimta” dhe “të çuditshme”. /TCH/