Telegrafi

Trump i gatshëm të kthehet në ngjarjet publike, thotë doktori i tij

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përfunduar procesin e tij të trajtimit për COVID-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë, ka thënë mjeku i tij.

Dr Sean Conley tha se presidenti ishte përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit, shkruan bbc, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Trump më vonë tha se ai ndoshta do të bënte një tjetër test për COVID-19 të premten dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës.

Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv i paraparë për të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden.

Ai tha se “nuk do ta humbte kohën në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për coronavirus. /Telegrafi/