Site icon Telegrafi

Trump gati për samitin e dytë me Kim Jong-Un

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur drejt Vietnamit për samitin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Trump dhe Kim do të diskutojnë një nga sfidat më të mëdha të sigurisë të Azisë – programi nuklear i Koresë së Veriut.

Para largimit nga Uashingtoni të hënën, Trump u tha guvernatorëve të vendit se “mendon se ky do të jetë një samit shumë i jashtëzakonshëm”.

Trump tha se SHBA dëshiron denuklearizimin, duke lënë të kuptohej se mund të ketë përparim ekonomik për Korenë e Veriut si shpërblim të mundshëm.

“Mendoj se do të kemi një vend që do të vendosë shumë rekorde të shpejta në aspektin e ekonomisë”, deklaroi ai.

Trump ishte forca shtytëse e takimit të nivelit të lartë në Vietnam që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten.

Ndryshe, ky është takimi i tij i dytë me liderin veri-korean pas atij të vitit të kaluar.

Exit mobile version